Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Publikuar 7 muaj më parë

Parahyrje:

Ky artikull është realizuar nga Bekim Bislimi, është marrë nga Radio Evropa e Lirë dhe përcillet nga A1info. Ai trajton në mënyrë të detajuar ndarjen e fondeve nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, debatet politike që kanë lindur rreth menaxhimit të këtyre mjeteve, si dhe akuzat dhe kundërakuzat mes partive lokale dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar lidhur me transparencën dhe rezultatet konkrete në terren.

Shkurtimisht

  • Qeveria e Kosovës ndan prej vitesh fonde për mbrojtjen e të drejtave, arsimin dhe kulturën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por shpërndarja e tyre shkakton debate politike.
  • Partitë lokale akuzojnë Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) dhe njëra-tjetrën për keqpërdorim dhe favorizim, ndërsa KKSH-ja dhe zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës mohojnë keqpërdorimin dhe vënë në dukje realizimin e projekteve konkrete.

Milionat e ndara prej vitesh nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës – të menduara si mbështetje për mbijetesën kombëtare të shqiptarëve në jug të Serbisë – kanë hapur një front të brendshëm politik.

Partitë shqiptare atje akuzojnë njëra-tjetrën për keqpërdorim të fondeve, favorizim selektiv dhe mungesë transparence.

Në qendër të debatit është roli i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) – institucioni përmes të cilit menaxhohen mjetet, si dhe raportet e tij me partitë politike lokale.

Ky këshill dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan në vitin 2022 Memorandumin për Bashkëpunim, me qëllim “mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, artit, kulturës dhe identitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”.

Siç është thënë më herët nga ekzekutivi kosovar, shteti i Kosovës deri më tani, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka përkrahur 28 projekte të kulturës, ndërsa drejtpërdrejt përmes Ministrisë së Kulturës 21 projekte në Luginën e Preshevës – term që përfshin edhe Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Më 27 qershor janë ndarë gjithashtu 626.400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese e avokuese në nivel ndërkombëtar.

https://www.evropaelire.org/a/si-eshte-te-jesh-shqiptar-ne-serbi/33136038.html?fbclid=IwRlRTSAPp2nNleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEe5x_lMsHx4rowfR4WYbsfOQR8Eu2zwugc6KUpFdZFJRo8eN5j1f73WgCPHNM_aem_oKMv51G3Gq348OzcsmynBw

Në tetor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po përpiqet të ndalojë mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Reagimi i Bislimit erdhi pasi përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës thanë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi kishte kërkuar anulimin e thirrjes për subvencionimin e kulturave bujqësore nga fondet e Qeverisë së Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj.

Nga ana tjetër, autoritetet zyrtare në Beograd financojnë përmes buxhetit të Serbisë të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Pjesa tjetër e institucioneve të Serbisë në Kosovë është mbyllur gjatë vitit 2024 nga autoritetet kosovare, pasi këto konsiderohen të paligjshme dhe paralele.