Florent Shaipi: Dështon seanca e parë e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2026
Këshilltari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KNSH) nga radhët e Alternativës për Ndryshim, Florent Shaipi, ka njoftuar se ka dështuar seanca e parë e këtij institucioni për vitin 2026.
Përmes një reagimi publik, Shaipi ka theksuar se dështimi i seancës dëshmon edhe një herë se koalicioni aktual qeverisës nuk i ka numrat e nevojshëm për të udhëhequr këtë institucion. Sipas tij, kjo situatë konfirmon paralajmërimet e vazhdueshme të opozitës ndër vite.

Ai ka theksuar se koalicioni qeverisës e ka çuar Këshillin Kombëtar Shqiptar në pozita të rrezikshme, duke e ekspozuar ndaj një krize politike dhe institucionale, si pasojë e, siç i ka quajtur, pazareve të ulëta politike.
Shaipi ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe zgjidhje institucionale, në mënyrë që të shmanget thellimi i mëtejmë i krizës në KNSH.