Fitore Sahiti: Dy veprimtarë nga diaspora vizitojnë shkollën fillore “Prof. ibrahim Kelmendi” dhe premtojnë përkrahje
Drejtoresha e Shkollës Fillore, znj. Fitore Sahiti, përmes një postimi njoftoi se sot janë pritur dy bashkatdhetarë nga Zvicra. Ajo shtoi se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për shkollën dhe komunitetin, mes të tjerash ajo tha:
Sot, shkolla jonë pati nderin të presë dy mysafirë shumë të çmuar, veprimtarë të dalluar të Shoqatave Humanitare të Luginës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër:
- Z. Rafet Ademi – me origjinë nga Tërrnoci dhe Kryetar i Shoqatës “Fricktal”
- Z. Dashnim Hebibi – gazetari i mirënjohur dhe Doktor i Shkencave Politike me origjinë nga Presheva
Gjatë vizitës së tyre, zhvilluam një bisedë të gjatë dhe të përzemërt me fokus shkollën tonë, mbarëvajtjen dhe përsosjen e procesit mësimor. Të dy mysafirët shprehën interesim të madh për të ofruar përkrahje për shkollën dhe nxënësit tanë përmes projekteve të ndryshme e të dobishme.
Një gjest shumë i veçantë ishte dhurimi i një kompleti veprash nga Z. Dashnim Hebibi, të cilat tashmë pasurojnë bibliotekën tonë dhe do të shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë nxënësit.
Gjithashtu, Z. Dashnim Hebibi përcolli të falat e përzemërta nga diaspora jonë dhe anëtarët e Shoqatës Humanitare “Lugina”, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për arsimin dhe rininë.
Në emër të shkollës dhe kolektivit, shpreh falënderimet tona më të sinqerta për veprimtarët luginas – Z. Rafet Ademi dhe Z. Dashnim Hebibi – për vizitën, mbështetjen dhe përkushtimin e tyre ndaj shkollës sonë.
Fitore Sahiti
Drejtoreshë
