FERMERËT E BANATIT NË NDIHMË USHQIMORE STUDENTËVE

Publikuar 1 vit më parë

Fermerët Novi Sellës së Banatit, Vladimirovcit, Dolovo, Ilandzha dhe Alibunarit, janë mbledhur sot në hyrje të fshatit nga drejtimi i Pançevës për një takim të quajtur “Të qëndrojmë para fëmijëve tanë”.
Po ashtu, në Nish ishte paraparë edhe protesta e studentëve “Trk na trg” (vraponi në shesh), si dhe tubim mbështetës në Futog. Fakultetet në të gjithë Serbinë janë ende të bllokuara dhe është e pasigurt se sa shkolla do të vazhdojnë punën e tyre në javën në vijim.

Fermerët nga Banatski Novi Selo njoftuan se sot me traktorë do t’u çojnë ushqime studentëve të Fakultetit të Bujqësisë në Zemun.

“Ndodhin të gjitha llojet e gjërave. Para disa ditësh e kanë lënduar një student të Fakultetit të Bujqësisë dhe ne nuk lejojmë që të ndodhë më”, tha për N1 Zoran Sefekerinac nga shoqata “Novoseljanski paori”.

Ai shtoi se do të qëndrojnë atje, disa edhe deri më 1 shkurt.

Burimi i lajmit N1Srbija, transmeton A1info.