FADIL MALIQI NGA PRESHEVA, KËNGËTAR I MUZIKËS SË MIRËFILLT

Publikuar 1 vit më parë

Njëri nga këngëtarët i cili punon dhe vepron në heshtje, pa ekspozim në medie të shkruara apo elektronike, është këngëtari preshevar, Fadil Maliqi, i cili momentalisht jeton dhe vepron në Paris të Francës.

Ai karrieren e tij muzikore e ka filluar shumë herët, që nga bankat e shkollës fillore, duke treguar kështu seriozitet dhe dashuri të madhe për muzikën e zhnarit popullor, dhe ate të ruajtjes së muzikës së pastër shqiptare.

Që në rini, ai u aktivizua në Shoqërinë e atëhershme kulturo-artistike “Abdulla Krashnica” të Preshevës, e më vonë u anëtarësua edhe në SHKA “Rexho Mulliqi” të Preshevës, ku mori pjesë në shumë koncerte në Preshevë dhe jashtë Preshevës.

Këngëtari, Fadil Maliqi deri më tani ka realizuar albumin parë me këngë popullore me titull “Bie defi kënga s’ndalet”.

Ai ka bërë edhe një video klip të një kënge shumë të mirë për Preshevën,  të cilën kësaj vere do ta përuroj para artëdashësve muzikor.

Po ashtu ai po punon intenzivisht rreth albumit të tij të dytë.