Ermira Mehmeti sqaron: Jam ftuar si eksperte për Ligjin për përfaqësim të drejtë, por nuk kam marrë pjesë

Publikuar 12 muaj më parë

(koha.mk) Ish-deputetja e BDI-së dhe aktualisht notere në Shkup, Ermira Mehmeti, në një reagim për gazetën KOHA ka sqaruar se, megjithëse ka qenë e ftuar si eksperte për të marrë pjesë në Grupin Punues për përpilimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë, ajo ka refuzuar pjesëmarrjen për arsye personale.

“Po, më kanë ftuar të marr pjesë si eksperte, por për arsye të mia private, nuk marr pjesë”, ka deklaruar Mehmeti në një sqarim dërguar KOHA-s.

Gazeta KOHA raportoi më herët se Ligji për përfaqësim të drejtë është përpiluar, por ende nuk do të publikohet për shkak të pakënaqësive të anëtarëve shqiptarë në Grupin Punues dhe sepse drafti duhet të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias për mendim para se të miratohet në Parlament.

Grupi Punues për Ligjin përbëhej nga tetë anëtarë: profesorët Tanja Karakamisheva, Deni Preshova dhe Aleksandar Spasenovski nga VMRO, zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, profesorët Jeton Shasivari dhe Mersim Maksuti, si dhe ishte propozuar Ermira Mehmeti – e cila konfirmon se nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të grupit.

Në reagimin e saj, Mehmeti thekson se:

Nuk është anëtare e grupit punues; Nëse duhej të përmendej emri i saj, mediat është dashur ta kontaktojnë paraprakisht; Pjesëmarrja e saj do të kishte qenë si eksperte, duke u mbështetur në profilin e saj akademik dhe profesional, jo si “ish-deputete”.

Në sqarimin publik, Mehmeti përmendi disa fakte nga karriera e saj:

Magjistraturë në London School of Economics; Bursiste Fulbright në Georgetown University Law Center; Doktor shkence në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës; Aktualisht notere me përvojë në Shkup.

Burimi: koha.mk | Ritransmeton: A1 Info