“Epoka e re e rrezikut”: Macron paralajmëron Evropën për kërcënimin rus dhe ndryshimin e qëndrimit amerikan

Publikuar 1 vit më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron, në një fjalim të drejtpërdrejtë drejtuar kombit, ka paralajmëruar se Franca dhe Evropa po përballen me një kërcënim të ri historik, duke deklaruar se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën.

“Ne po hyjmë në një epokë të re, ku siguria jonë është drejtpërdrejt e rrezikuar”, tha Macron, duke shtuar se Evropa nuk mund të mbetet spektatore përballë këtyre kërcënimeve.

Ai theksoi se Franca dhe vendet evropiane kanë përgatitur një plan të fortë për paqen dhe se pas arritjes së saj, forcat evropiane mund të vendosen për të garantuar stabilitetin.

Fjalimi i Macron shënon një kthesë të rëndësishme në diskursin politik evropian, duke ngritur shqetësime për eskalimin e mundshëm të konfliktit dhe ndarjet e reja mes Perëndimit.

Evropa përballet me një krizë të shumëfishtë, me një Rusi agresive dhe një Amerikë që rishikon qasjen e saj, raporton A2, përcjell A1 Info.