Enkel Rexhepi reagon ashpër ndaj Blerim Latifit: “Poshtërim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”

Publikuar 2 muaj më parë

Deklarata e publicistit Blerim Latifi ku thuhej se “shqiptari i Luginës së Preshevës i rri gatitu xhandarit serb” ka shkaktuar reagime të forta politike dhe institucionale.

Postimi i Blerim Latifit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ashpër duke e cilësuar deklaratën si fyese dhe të padrejtë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas Rexhepit, shqiptarët e kësaj treve kanë një histori të gjatë rezistence, duke përfshirë Referendumin e vitit 1992, pjesëmarrjen në luftën e UÇK-së dhe UÇPMB-së, si dhe dekada të tëra përballjeje me diskriminim dhe presion institucional.

“Është padrejtësi ndaj historisë sonë dhe poshtëruese ndaj popullatës së kësaj krahine,” është shprehur Rexhepi, duke theksuar se qëndresa e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është dëshmi e vazhdueshme e identitetit dhe mbijetesës së tyre politike e kombëtare.

Ai ka shtuar se etiketimet e tilla nuk pasqyrojnë realitetin në terren dhe se “Lugina nuk është kafshatë e lehtë”, duke kërkuar respekt për sakrificat dhe historinë e komunitetit shqiptar në këtë rajon.