Enkel Rexhepi priti maratonistin Ragmi Ibrahimi – “Me përkushtim dhe disiplinë arrihen majat”

Publikuar 5 muaj më parë

Preshevë, 9 nëntor 2025

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, ka pritur në takim maratonistin e suksesshëm nga Lugina e Preshevës, Ragmi Ibrahimi, i cili po korr suksese të mëdha në garat ndërkombëtare të atletikës.

Rexhepi ka vlerësuar punën, përkushtimin dhe rezultatet e Ragmi Ibrahimit, duke theksuar se ai është shembull i disiplinës dhe i vullnetit të pathyeshëm.

“Ragmi Ibrahimi po e dëshmon çdo ditë se me përkushtim dhe disiplinë arrihen majat. Një maratonist i vërtetë, që po na bën krenarë të gjithëve me rezultatet e tij. Lugina di të krijojë kampionë,” – u shpreh Rexhepi.

Së fundmi, maratonisti Ragmi Ibrahimi ka arritur dy fitore të mëdha:

🏅 Vendin e parë në Gjysmëmaratonën e Leskocit, dhe

🏅 Vendin e parë në Maratonën e Shkupit, ku ka shkëlqyer në mesin e dhjetëra garuesve nga rajoni.

Gjatë takimit në zyrat e KKSh-së, Ibrahimi ndau me kryetarin Rexhepi përvojat e tij në garat e fundit dhe shfaqi medaljet e fituara – dëshmi e punës së palodhur dhe e karakterit të fortë që e ka çuar drejt majave të sportit.

Rexhepi theksoi se përkrahja e sportistëve të Luginës është detyrim moral dhe kombëtar, pasi suksesi i tyre është krenari për gjithë shqiptar