Enkel Rexhepi nderon figurat historike të referendumit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Në Ditën e Referendumit, Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, vendosi lule mbi varrin e Ibrahim Kadriu, kryetarit të Kuvendit të Referendumit, një figurë kyçe që mbajti përgjegjësinë historike për organizimin dhe drejtimin e këtij procesi madhor për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Referendumi u konsiderua si një shprehje e vullnetit të lirë politik dhe një akt demokratik me rëndësi historike, që dëshmoi orientimin dhe aspiratat e popullit shqiptar në këtë rajon.
Rexhepi gjithashtu shprehu respekt dhe mirënjohje për të gjitha figurat që kontribuan në realizimin e referendumit, duke vlerësuar angazhimin, guximin dhe përgjegjësinë e tyre në një moment vendimtar për të ardhmen e komunitetit.
“Kujtimi i tyre mbetet obligim, ndërsa amaneti i tyre përgjegjësi”, theksoi Rexhepi gjatë homazheve.