Enkel Rexhepi kundër Milivojeviqit: “Politika serbe me qasje millosheviqiane ndaj shqiptarëve!”

Publikuar 1 vit më parë

Pas deklaratave shpërthyese të kryetarit të Partisë Demokratike, Srđan Milivojeviq, i cili akuzoi shqiptarët e Tërnocit të Madh për përfshirje në dhunën gjatë protestës studentore më 15 mars, ka ardhur një reagim i ashpër nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rexhepi e cilësoi këtë narrativë si një vazhdim i politikave diskriminuese dhe kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Pozita dhe opozita serbe me qasje millosheviqiane,” shkroi ai, duke e krahasuar retorikën e Milivojeviqit me propagandën e errët të ish-Jugosllavisë.

“Kjo retorikë, e ngjashme me atë të ish-Jugosllavisë, i portretizon shqiptarët si rrezik për shtetin serb, duke i stigmatizuar si ‘separatistë’ apo ‘terroristë’. Milivojeviq, në vend që të ndjekë një diskurs demokratik, po ushqen paragjykime të rrezikshme duke i lidhur shqiptarët e Tërnocit me aktivitete kriminale pa asnjë provë,” tha Rexhepi.

Ai i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile që të reagojnë kundër kësaj gjuhe të rrezikshme, duke paralajmëruar se këto deklarata mund të kenë pasoja për komunitetin shqiptar në Serbi. “Është e domosdoshme që kjo gjuhë e urrejtjes dhe përçarjes të ndalet. Politikanët që e përdorin duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat e saj,” përfundoi ai.

Ndërkohë, reagimet ndaj deklaratave të Milivojeviqit po vazhdojnë, ndërsa institucionet serbe ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.