Enkel Rexhepi: Këshilli Kombëtar Shqiptar: Demo Berisha nuk përfaqëson shqiptarët – ky emërim është provokim

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 14 prill 2025 – Emërimi i Demo Berishës si kandidat për ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Serbisë është pritur me indinjatë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, i cili e cilëson këtë vendim si “një provokim të pastër” dhe “një fyerje për kujtesën kolektive të shqiptarëve në Serbi”.

“Nuk është as përfaqësim, as vlerësim për komunitetin tonë është një akt që synon të relativizojë përpjekjet tona për barazi dhe drejtësi,” thuhet në reagimin zyrtar të KKSH-së.

Sipas deklaratës, Demo Berisha “nuk është zëri i shqiptarëve”, por “produkt i propagandës”, që përfaqëson një figurë të dizajnuar për të krijuar përshtypjen e një “pošteni albanci” për Beogradin një figurë që, sipas KKSH-së, mohon Republikën e Kosovës, nuk njeh simbolet kombëtare dhe glorifikon figura të diskutueshme historike si Esat Pashë Toptani.

“Shqiptarët në Serbi nuk kanë nevojë për emërime dekorative. Ata kanë nevojë për përfaqësim të denjë, për zë autentik dhe për angazhim të sinqertë në mbrojtjen e të drejtave të tyre,” theksohet më tej në deklaratë Enkel Rexhepi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shprehet i vendosur të mos heshtë përballë përpjekjeve për të injoruar padrejtësitë dhe për të përdorur emërime politike si mjete manipulimi.

“Për ne, ky emërim nuk ndryshon asgjë.

Ne nuk do të heshtim.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona, me dinjitet dhe vendosmëri.”

A1info