Elon Musk Largohet Para Kohe nga Roli i Tij në Qeverinë Amerikane, Trondit Uashingtonin dhe Tregjet Financiare

Publikuar 1 vit më parë

Uashington, 2 Prill 2025 – Elon Musk, themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX, ka vendosur të largohet përpara kohe nga pozita e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë Amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në qarqet politike dhe tregjet financiare në SHBA.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka njoftuar kabinetit dhe rrethit të ngushtë se largimi i Musk është rezultat i një vendimi të përbashkët mes tij dhe miliarderit të teknologjisë. Pavarësisht kësaj, largimi i papritur ka ngritur pikëpyetje për ndikimin e tij në administratën federale dhe për të ardhmen e reformave që ai kishte nisur. Presidenti Trump ka theksuar se mbetet i kënaqur me punën e Musk, por ky zhvillim i papritur pritet të ketë ndikime të mëdha.

Elon Musk ishte emëruar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj të këtij viti, por largimi i tij vjen pas polemikave të shumta për shkurtimet drastike në administratën publike që ai kishte inicuar. Masat e tij për rritjen e efikasitetit shkaktuan shkarkime masive dhe padi kundër administratës Trump, duke bërë që Musk të bëhej një figurë e diskutuar.

Një tjetër çështje që ka ngritur debate ishte investimi prej 20 milionë dollarësh nga Musk në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë në Wisconsin, ku kandidati republikan humbi garën. Kjo e vendosi Musk në qendër të kritikave, me demokratët që e portretizuan këtë betejë si një përballje mes interesave të biznesit dhe popullit.

Vendimi për t’u larguar nga politika dhe për t’u rikthyer në biznes ka ngjallur reagime të forta në tregjet financiare. Ndërsa Tesla ka përjetuar një rënie të ndjeshme të shitjeve dhe vlera e aksioneve të saj ra pas sulmeve të zjarrvënies ndaj disa pikave të saj të shitjes, lajmi për rikthimin e Musk në krye të kompanive të tij bëri që aksionet të rikuperohen menjëherë.

Marrëdhënia mes Musk dhe Trump ka qenë e afërt gjatë mandatit të tij në qeveri, me Musk që shpesh shfaqej përkrah presidentit në Shtëpinë e Bardhë dhe në udhëtime zyrtare. Madje, Trump e përdori lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një ekspozitë për makinat Tesla dhe bleu personalisht një prej tyre për më shumë se 80 mijë dollarë.

Pavarësisht mbështetjes publike të Trump për Musk, burime të afërta me administratën kanë sinjalizuar se presidenti ka qenë i qartë në qëndrimin e tij se anëtarët e kabinetit janë përgjegjës për departamentet e tyre dhe jo për ndikimin e Musk.

Ky largim i papritur i Elon Musk pritet të ketë ndikime të mëdha në politikën amerikane dhe në bizneset e tij. Vendimi për t’u përqendruar sërish në drejtimin e Tesla-s dhe SpaceX ka rikthyer vëmendjen te planet ambicioze të tij për të ardhmen e teknologjisë dhe energjisë së rinovueshme.

Raporton A2 Televizion, transmeton A1 Info.