ELEKTRODISTRIBUCIONI I SERBISË (EPS) NJOFTIM PËR KONSUMATORËT
Elektrodistribucioni i Serbisë (EPS) ka një njoftim për konsumatorët në lidhje me faturat e energjisë elektrike.
Elektrodistribucioni i Serbisë (EPS) njofton konsumatorët se duke filluar nga fatura e janarit do të ndryshohet numri i thirrjeve, raporton, Danas, përcjell, a1info.
“Në vazhdimësi të përmirësimit të sistemit të biznesit, “Elektrodistribucioni i Serbisë” njofton klientët se duke filluar me faturën e janarit 2025, numri i thirrjes do të ndërrohet çdo muaj. Në kuadër të thirrjes së re në numrin për familjet, katër shifrat e fundit do të përfaqësojnë vitin dhe muajin e periudhës së faturimit (për shembull XX-XXXXXXXXXXXX-2501 në faturën e janarit 2025),” thuhet në njoftim.
Ndryshimi vlen për konsumatorët nga të gjitha zonat rajonale, me përjashtim të amvisërive nga zona e Beogradit, të cilat do të marrin një ndryshim të numrit të thirrjes në periudhën në vijim, për të cilën do të informohen, thuhet në njoftim
.