Elbasan Shabani, një nga aktivistët më të zëshëm të çështjes kombëtare në Luginën e Preshevës, hyn në garën për deputet nën siglën e AAK-së

Publikuar 10 muaj më parë

Elbasan Shabani, një nga aktivistët më të angazhuar dhe më të përkushtuar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këtë herë ka vendosur t’i hyjë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke qenë njëkohësisht kandidat i Lëvizjes Vatra.

Z. Shabani njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm kombëtar, për zërin e fuqishëm që ka ngritur ndër vite në mbrojtje të identitetit, historisë dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Ai shquhet për dashurinë e veçantë ndaj vendlindjes dhe njerëzve të saj, duke qenë gjithmonë pranë tyre në çdo iniciativë që lidhet me ruajtjen e kulturës, traditës dhe të drejtave elementare të komunitetit shqiptar, i diskriminuar prej vitesh nga institucionet serbe.

Me një karrierë të gjerë profesionale dhe intelektuale, Elbasan Shabani ka shërbyer në shumë funksione komunale dhe ka qenë pjesë e shumë proceseve të rëndësishme shoqërore. Përvojat e tij në administratë, organizim komunitar dhe angazhime publike e bëjnë atë një kandidat të kompletuar, i cili i kupton sfidat reale me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Kandidatura e tij përfaqëson një mundësi të re për Luginën, pasi zëri i saj rrallëherë ka arritur të përfaqësohet në nivelet e larta të politikës kosovare. Shabani synon që, përmes përfaqësimit në Kuvend, të fuqizojë kauzën e shqiptarëve të Luginës, të avancojë çështjet e tyre dhe të sigurojë që problemi i diskriminimit institucional të mos mbetet i heshtur.

Vota për Elbasan Shabanin është votë për Luginën e Preshevës, për identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve atje, dhe për një zë të fortë e të paepur në Kuvendin e Kosovës.