Elbasan Shabani nga Zarbica i Malësisë së Bujanocit garon për deputet në listën e AAK-së

Publikuar 11 muaj më parë

Prishtinë,  — Elbasan Shabani, me origjinë nga fshati Zarbicë i Malësisë së Bujanocit, është pjesë e listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Kandidatura e tij po pritet me interes nga banorët e Malësisë së Bujanocit dhe më gjerë në Luginën e Preshevës.

Shabani njihet si aktiv dhe i pranishëm në jetën shoqërore të komunitetit, duke marrë pjesë në aktivitete dhe organizime të ndryshme që lidhen me të drejtat dhe interesat e banorëve të Malësisë së Bujanocit dhe të gjithë Luginës.

Përkrahësit e tij vlerësojnë se një ulëse në Parlamentin e Kosovës do t’i jepte Luginës së Preshevës një zë më të fuqishëm institucional. Ata e shohin kandidaturën e tij si një mundësi që çështjet e komunitetit të trajtohen në nivel shtetëror me më shumë prioritet.

Shabani, përmes paraqitjeve të tij publike, ka theksuar se pret mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke deklaruar se synon të përfaqësojë me dinjitet interesat e Malësisë së Bujanocit dhe të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e Kosovës.