EDITORIAL: Ragmi Mustafa – 11 vite luftë kundër universitetit në Preshevë

Publikuar 10 muaj më parë

Nga Kujtim Sadriu, ish-koordinator i Universitetit Internacional të Novi Pazarit

Në Preshevë, nuk ka munguar dëshira për arsim të lartë. Nuk kanë munguar as fondet, as objektet, as nismat serioze. Ajo që ka munguar – dhe vazhdon të mungojë – është vullneti politik për ta lejuar dijen të rritet në këtë qytet. Dhe një emër del vazhdimisht si pengesë: Ragmi Mustafa.

Në vitin 2012, Mustafa, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, u takua me të ndjerin Myfti Muamer Zukorliq për të diskutuar hapjen e një dege të Universitetit Internacional të Novi Pazarit në Preshevë. Objektivi ishte vendosja e universitetit në ish-restorantin “Kalaja e Ibishit”. Për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi tarifat dhe mungesës së përfitimeve të tij materiale, plani dështoi.

Në vitin 2014, unë me bashkëpunëtorët e mora përsipër themelimin e iniciativës për hapjen e Universitetit Internacional në Preshevë. E gjithë puna ishte transparente, e organizuar, me mbështetje akademike dhe financiare. Iu drejtova zyrtarisht Komunës me kërkesë për të shfrytëzuar hapësirat e Shtëpisë së Kulturës për nevoja të universitetit. Ofrova qira, përmirësim të kushteve dhe mirëmbajtje të plotë të objektit.

Kërkesa drejtuar Komunës së Preshevës

Përgjigjja ishte refuzim. Ragmi Mustafa, atëherë kryetar komune dhe “profesor universitar”, e mohoi kërkesën me pretekstin absurd se “Komuna nuk jep objekte me qira”.

Por, ironikisht, të njëjtat hapësira publike u dhanë më vonë me qira për kompani si MTS serbe dhe Orion, për vendosjen e antenave. Për partinë e tij PDSH, ai i uzurpoi: as qira, as rrymë, asgjë – i shkatërroi.

Pra, për universitetin shqiptar: jo.

Për antenat serbe dhe zhvatje: po.

Refuzim i dhënies së hapsirave nga Ragmi Mustafa

Një veprim që nuk është më thjesht skandaloz, por turp historik dhe politik për çdo qytetar të ndershëm të Preshevës.

Në vend që të ndihmonte edukimin, Ragmi Mustafa i uzurpoi hapësirat publike për interesa partiake, duke i përdorur për zyrat e partisë së tij dhe duke larguar të rinjtë që punonin për dije, për universitet, për të ardhmen.

Sot, kur janë siguruar fondet për themelimin e Fakultetit Pedagogjik me drejtime parashkollore dhe klasore, ku mësimi do të jetë falas për studentët, përsëri po përballemi me të njëjtin bllokim. Përmes ndikimit të tij mbi sektorin e Urbanizmit, Ragmi Mustafa po bllokon rregullimin e dokumentacionit për objektin universitar, duke e ndalur sërish këtë projekt madhor për Preshevën.

Por kësaj, në heshtje, i prin edhe kryetarja Ardita Sinani. Hesht – dhe vetëm hesht.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ish-deputeti popullor, në vend që të përkrahte të rinjtë dhe dijen, ka sulmuar dhe shpifur publikisht në tubime politike kundër universitetit, duke treguar se dija nuk ka qenë kurrë prioritet për ta – vetëm pushteti.

A ka më keq? Po, ka.

Më keq është heshtja kolektive.

Është momenti të thuhet hapur: Ragmi Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij kanë sabotuar arsimimin e rinisë së Preshevës për 11 vite me radhë. Ata nuk kanë qenë të paaftë – ata kanë qenë të qëllimshëm. Kanë luftuar çdo iniciativë që nuk kontrollohej prej tyre. Kanë zgjedhur ta mbysin dijen për të ruajtur pushtetin.

Presheva nuk mund të mbetet peng i politikës që urren dijen dhe frikësohet nga arsimi i lirë dhe i pavarur.

MJAFT MË!

Tani është koha që universiteti të hapet.

Tani është koha që pengesat të emërohen, të denoncohen dhe të largohen nga rruga e zhvillimit.

Dija nuk pret më. As rinia. As e ardhmja jonë.

Për këtë e pata qëllimin.