Dy persona nën aktakuzë për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti

Publikuar 1 vit më parë

Prishtinë, 1 gusht 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.K. dhe N.S. për veprën penale “Kanosja”, në lidhje me kërcënime të bëra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe lidhet me ngjarje që datojnë nga 29 dhe 30 gusht 2023, kur i pandehuri F.K., përmes profilit të tij personal në rrjetin social Facebook, ka publikuar postime me përmbajtje kërcënuese drejtuar kryeministrit Kurti.

“Me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të detyrës së tij zyrtare, i pandehuri ka kanosur atë përmes shkrimeve në rrjetin social ‘Facebook’”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me përmbajtjen e kërcënimit, i njëjti person thuhet se ka përsëritur postimin më 30 gusht 2023, me një deklaratë të drejtpërdrejtë kërcënuese:

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., sipas Prokurorisë, ka bërë gjithashtu kërcënime për vrasje ndaj Kurtit, duke iu referuar postimit të F.K.-së dhe duke publikuar komente me përmbajtje të ngjashme në rrjetet sociale.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë për masat e mundshme ndaj të pandehurve, por thekson se kërcënimet përmes rrjeteve sociale që synojnë zyrtarët publikë përbëjnë shkelje të rëndë penale dhe cenim të rendit kushtetues.