Drriton Rexhepi propozon seancë të përbashkët të tri kuvendeve komunale për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Publikuar 1 muaj më parë

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Drriton Rexhepi, ka bërë të ditur se ka iniciuar koordinimin për mbajtjen e një seance të përbashkët të Kuvendeve Komunale të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, pas shqetësimeve të ngritura nga paralajmërimet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Sipas Rexhepit, qëllimi është që institucionet shqiptare të Luginës së Preshevës të dalin me një qëndrim të përbashkët dhe zyrtar përballë autoriteteve qendrore, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e të rinjve.

Platforma e propozuar përfshin katër kërkesa kryesore:
• kërkesën për moratorium ose shtyrje të zbatimit të shërbimit ushtarak përmes dialogut politik, duke marrë parasysh rrethanat specifike të Luginës së Preshevës;
• shmangien e dërgimit të të rinjve në kazerma përmes një modeli të shërbimit civil;
• autorizimin e një delegacioni zyrtar nga tri kuvendet komunale dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar për negociata me Ministrinë e Mbrojtjes;
• mundësimin e kryerjes së shërbimit civil, pa armë, në institucionet lokale si shtëpitë e shëndetit, ndërmarrjet publike, shërbimet e zjarrfikësve dhe Kryqi i Kuq.

Në deklaratën e tij, Rexhepi thekson se liderët politikë dhe institucionalë të Luginës duhet të veprojnë me një zë të vetëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e të rinjve.

Ai gjithashtu ka propozuar që të njoftohet Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shkëlqesia e Tij, z. Bardhyl Canaj, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin e tij diplomatik në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e seancës së përbashkët.

Sipas Rexhepit, synimi është që procesi të zhvillohet në mënyrë të matur, të koordinuar dhe institucionale, me fokus mbrojtjen e të rinjve dhe garantimin e sigurisë së tyre në vendlindje.