Driza Zymberi dhe Flora Ferati Sachsenmaier organizojnë takime të rëndësishme për Luginën në Berlin – Delegacioni pritet nga Ambasadorja Sakiqi

Publikuar 1 vit më parë

Berlin, Korrik 2025 – Dy zonjat nga diaspora, Driza Zymberi dhe Flora Ferati-Sachsenmaier, po udhëheqin një sërë takimesh në Gjermani, të organizuara me përkushtim për të avancuar çështjen e Luginës së Preshevës në arenën ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, delegacioni nga Lugina, në përbërje me deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, është pritur në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, ku zhvilluan një takim të ngrohtë me Ambasadoren Adia Sakiqi-Vandecasteele.

“Biseduam përzemërsisht, shkëmbyem ide dhe kërkuam këshilla për vazhdimin e sensibilizimit të çështjes së Luginës së Preshevës, jo vetëm në Gjermani, por edhe në institucionet e BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës,” – u shprehën pas takimit Shaip Kamberi.

Siç mëson A1 Info, Zymberi dhe Ferati kanë qenë organizatoret kryesore të takimeve me përfaqësues të rëndësishëm të politikës gjermane, duke luajtur një rol vendimtar në forcimin e përfaqësimit të Luginës së Preshevës në diasporë dhe në skenën politike evropiane.

A1 info. (Foto e marrë nga profili i deputetit Shaip Kamberi)