Driton Salihu: Rinovimi i Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” duhet të ishte prioritet mbi gjithçka tjetër.

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, Korrik 2025 – Pamje të tmerrshme dhe shqetësuese të Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta nga qytetarët dhe ish-zyrtarë lokalë.

Ndër reagimet më të zëshme është ai i Driton Salihut, ish-drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, i cili ka ngritur zërin përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar prioritet të për rinovimin e shkollës, përballë projekteve të tjera kulturore.

“Duke mos e nënvlerësuar rëndësinë e muzeut apo shkollës së muzikës, të cilat janë projekte me vlerë kulturore, mendoj se renovimi i Shkollës Fillore ‘Ibrahim Kelmendi’ duhet të ishte prioritet mbi gjithçka tjetër.

Është fjala për një shkollë që sot ka nevojë urgjente për rinovim të plotë. Mësimi në kushte të vështira nuk është e drejtë për asnjë fëmijë, e aq më pak në një vend ku arsimi është mbështetja jonë kryesore.”

Salihu gjithashtu ka komentuar mbi ndarjen e 580 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për projekte në Luginë, duke theksuar:

“Një hap i mirë dhe i nevojshëm, por mendoj se kjo shumë duhej të fokusohej në zgjidhjen e nevojave urgjente dhe konkrete, siç është gjendja e kësaj shkolle.”

Pamjet që tregojnë tavane të dëmtuara, mure me lagështi dhe ambiente të papërshtatshme për mësim, kanë rikthyer në vëmendje nevojën për investime urgjente në infrastrukturën arsimore në Preshevë.

Postimi i plotë i Driton Salihut: https://www.facebook.com/share/p/19MFaNBB3U/?

A1 info