Donald Trump Jr. në Beograd, takim me biznesmenë dhe presidentin Vuçiq
Beograd – Djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr., ka zhvilluar një takim të shtunën në Beograd me përfaqësues të bizneseve serbe, në organizim të Dhomës së Tregtisë së Serbisë.
“Diskutim i shkëlqyer dhe i hapur mes përfaqësuesve të bizneseve në Serbi dhe Donald Trump Jr.”, njoftoi Dhoma përmes një deklarate.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Trump Jr. është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiq u shpreh: “Shumë të huaj thonë se jam person i zorshëm dhe se nuk është e lehtë të flitet me mua, por askush ende nuk ka thënë se jemi jomikpritës. Përgatitëm mish derri për Donald Trump Jr.”
Kjo është hera e dytë në një muaj e gjysmë që Trump Jr. viziton Beogradin dhe e treta në më pak se një vit. Ai kishte qenë në kryeqytetin serb më 11 mars, kur intervistoi presidentin Vuçiq për podcastin e tij. Po ashtu, ai vizitoi Serbinë edhe gjatë fushatës së babait të tij për zgjedhjet presidenciale në shtatorin e kaluar.
Beson se vizitat e shpeshta të Trump Jr. lidhen me planet për ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd, projekt ky që po zhvillohet nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.