DHJETË VJET NGA MANIFESTIMI “7 MARSI” -DITA E MËSUESIT NË SHKOLLAT SHQIPE TË MEDVEGJËS
KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË MEDVEGJË

Medvegjë, 06.03.2026
Karvani i Shkrimtarëve i Luginës vizitoi shkollat shqipe të komunës së Medvegjës dhe shënoi 7 Marsin –Dita e Mësuesit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Rexhap Abazi dhe Bilall Maliqi, të cilët folën për rëndësinë e kësaj date me rendësi jetike për kombin tonë, pastaj për të lexuar edhe poezi para nxënësve të shkollave të ndryshme.
Po ashtu pjesë e këtij manifestimi ishte edhe jubileu i dhjetë i shënimit të kësaj date në shkollat shqipe të Medvegjës, që nga viti 2016, për të vazhduar edhe më tutje organizimi i kësaj dite të veçantë të arsimit shqip.
Rexhep Abazi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Shoqatës i falënderoi drejtorat e shkollave, personelin arsimorë dhe nxënësit, të cilët për këto dhjetë vite kanë pasur interesim dhe vullnet për të qenë pjesë e këtyre orëve letrare.
Në sytë e nxënësve vërehej dëshira dhe nostalgjia për Shoqatën, për kulturën dhe poezinë.
Përveç poetëve të pranishëm lexuan edhe nxënësit: Engjëll Sahiti, Benjamin Salihu, Ubejd Hasani, Musa Isufi, Anisa Halimi, Erzana Hasani , Blerta Bala, Arta Balaj, Shkurte Brahimi, Amire Kosumi dhe Dren Halimi.
Nxënësit ua dhuruan nga një dhuratë për Ditën e Mësuesit.
Vlen të theksohet se numri i përgjithshëm i nxënësve shqiptarë në shkollat e Medvegjës është 38 nxënës.
A1info