Dhaip Kamberi uron Kosovën për zgjedhjet parlamentare, përgëzon Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

Publikuar 3 muaj më parë

Dhaip Kamberi ka uruar qytetarët e Kosovo për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat sipas tij u mbajtën në një atmosferë demokratike, të qetë dhe dinjitoze, duke dëshmuar edhe një herë pjekurinë politike dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike.

Në mesazhin e tij, Kamberi ka shprehur urime të veçanta për Lëvizja Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, për rezultatin e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët.

Ai theksoi se pritja e qytetarëve është që institucionet e reja të ndërtohen sa më shpejt, në frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë shtetërore, në mënyrë që të adresohen sfidat me të cilat përballet vendi.

Sipas Kamberit, në një periudhë të karakterizuar nga zhvillime të rëndësishme gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, Kosova ka nevojë për institucione funksionale, stabile dhe me vizion të qartë për mbrojtjen e interesave shtetërore, avancimin e integrimeve euroatlantike dhe garantimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në fund të mesazhit të tij, ai shprehu bindjen se ky rezultat do të shërbejë si një hap i ri drejt forcimit të demokracisë, unitetit qytetar dhe zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës, duke u uruar suksese institucioneve të reja në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.