Dështojnë negociatat SHBA–Iran, JD Vance: “Lajm i keq për Teheranin”

Publikuar 1 muaj më parë

12 Prill 2026

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se negociatat e gjata me Iranin kanë përfunduar pa marrëveshje, duke e cilësuar këtë si një zhvillim negativ për Teheranin.

Gjatë një deklarate për media në Islamabad, Vance tha se palët zhvilluan bisedime intensive për rreth 21 orë.

“Kemi qenë në bisedime për 21 orë dhe kemi zhvilluar diskutime thelbësore me palën iraniane. Ky është lajmi i mirë. Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje,” u shpreh ai.

Ai shtoi se mungesa e marrëveshjes është më shumë në disfavor të Iranit sesa të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Vance, delegacioni amerikan ka treguar fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, por negociatorët iranianë nuk pranuan kushtet e propozuara nga Uashingtoni.

Një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes, sipas tij, mbetet programi bërthamor i Iranit dhe refuzimi i Teheranit për të hequr dorë prej tij.

Në përfundim, Vance theksoi se SHBA-ja ka paraqitur një ofertë përfundimtare, duke lënë të hapur mundësinë që pala iraniane ta rishqyrtojë atë.

“Ne largohemi me një propozim shumë të thjeshtë – ofertën tonë më të mirë dhe përfundimtare. Tani mbetet për t’u parë nëse Irani do ta pranojë,” deklaroi ai.