Dështimi total i Këshillit Kombëtar Shqiptar në fushën e informimit

Publikuar 1 vit më parë

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, ndonëse me kompetenca të plota në fushën e informimit, ka dështuar në mënyrë të thellë dhe të vazhdueshme në menaxhimin dhe zhvillimin e kësaj sfere jetike për komunitetin shqiptar.

Në vend që të jetë promotor i zhvillimit të mediave në gjuhën shqipe, Këshilli është shndërruar në simbol të stagnimit institucional.

Ky dështim nuk është i rastësishëm, por pasojë direkte e emërimit të personave jokompetentë në strukturat përgjegjëse për informimin, që nuk kanë as njohuritë minimale profesionale e as vizionin për të udhëhequr një sektor kaq të ndjeshëm.

Këshilli nuk ka arritur të hartojë asnjë strategji për zhvillimin e informimit në gjuhën shqipe dhe ka munguar plotësisht në procesin e hartimit të Strategjisë kombëtare për informim publik në Serbi deri në vitin 2030.

Ai nuk ka dërguar asnjë propozim, vërejtje apo sugjerim për këtë dokument strategjik, duke e përjashtuar komunitetin shqiptar nga një proces që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në të drejtën për informim.

Dështimi vazhdon me mosangazhimin e Këshillit në proceset ligjvënëse: nuk janë dërguar propozime as për Ligjin e ri për informim publik, as për Ligjin për mediat elektronike, duke e lënë komunitetin shqiptar pa përfaqësim në rregullimin e të drejtave të tij themelore në media.

Ngatërresat procedurale dhe paaftësia për të respektuar afatet kanë bërë që Këshilli të mos dërgojë kandidatë as për Këshillin Programor të Transmetuesit Publik, e as për Këshillin Rregullator të Mediave Elektronike, dy trupa vendimtare për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komuniteteve në fushën mediale.

Për më tepër, Këshilli ka treguar paaftësi të plotë në shfrytëzimin e mundësive të garantuata ligjore dhe financiare për botimin e një mediumi të shtypur në gjuhën shqipe, një domosdoshmëri për komunitetin tonë .

Të gjitha këto dështime e radhisin Këshillin Kombëtar Shqiptar si më të dobëtin ndër të gjitha Këshillat Kombëtare në Serbi, duke dëshmuar për mungesë serioze të përgjegjësisë institucionale dhe mungesë të theksuar vizioni për zhvillimin mediatik të komunitetit shqiptar.

Shtrohet pyetja, se a po e eliminon veten dhe apo heq dorë KKSH nga njëra nga katër sferat e parashikuara me Ligj?

Nga Folonline