Dështimi i Pushtetit Aktual në Shëndetësi dhe Në Çdo Fushë Tjetër – Vlerësimi i Ish-Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, Driston Salihu

Publikuar 12 muaj më parë

Ish-drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driston Salihu, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke e cilësuar si një dështim të plotë në fushën e shëndetësisë dhe në çdo sektor tjetër. Ai ka publikuar një set fotosh që ilustrojnë arritjet e realizuara gjatë kohës kur ai ishte drejtor i shëndetësisë, duke krahasuar punën e bërë në atë periudhë me inaktivitetin e pushtetit aktual.

Driston Salihu ka theksuar:

“Është e papranueshme që pas më shumë se një viti e gjysmë në pushtet, kjo qeverisje nuk ka bërë asnjë investim serioz, e lëre më në fushën jetike të shëndetësisë. Qytetarët po vuajnë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së pushtetit aktual.”

Në periudhën kur Salihu ka drejtuar sektorin e shëndetësisë, janë realizuar disa projekte të rëndësishme

Renovimi i plotë i Stacionit Shëndetësor në Miratoc

Renovimi i ambulancës në Rahovicë

Ndërtimi nga themeli i ndërtesës së Ndihmës së Parë Investime të rëndësishme në laboratorë dhe pajisje moderne, që kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Ndërtimi nga themeli i ndërtesës së Ndihmës së Parë

Përkundrazi, sot në Preshevë, ambulanca në Leran ka mbetur në gjysmë të rrugës, dhe shumë projekte të tjera janë lënë pas dore, duke bërë që qytetarët të vuajnë nga mungesa e shërbimeve të nevojshme.

Salihu ka shtuar:

“Sot, pushteti i Preshevës bën propagandë me fjalë, jo me vepra. Asnjë projekt nuk është përfunduar, asnjë investim nuk ka lënë gjurmë. Qytetarët nuk mund të presin më. Shëndeti i tyre nuk pret!”

Ka shkruar ish drejtori i Shtëpisë së Shëndetit.