Dështimet e shëmtuara të investimevenë trotuaret e  Preshevës

Publikuar 2 ditë më parë

Shkruan: Nehat Hyseni

Kohëve të fundit qytetarët e Preshevës janë bërë dëshmitarë të ndërhyrjeve që më shumë i ngjajnë improvizimit të deshtuar se një projekti serioz: asfaltimi i trotuareve. Ajo që duhej të ishte një investim për përmirësimin e jetës urbane, është shndërruar në një shembull tipik të punës së dobët dhe mungesës elementare të profesionalizmit, përgjegjësisë e llogaridhënies.

Trotuaret – që në çdo qytet normal përfaqësojnë hapësirën bazë të sigurisë për këmbësorët – këtu janë realizuar në mënyrë të shëmtuar, së pari me pllaka të shtrenjta dhe joadekuate dhe tani me  asfalt, pa nivelim adekuat dhe pa respektim të standardeve minimale esthetiek dhe teknike.

Ky nuk është thjesht një problem estetik, por  është një tregues i qartë i disa dështimeve strukturore:

• Mungesës së mbikëqyrjes profesionale – askush nuk duket se kontrollon cilësinë e punimeve.
• Abuzimi me fondet publike – investimet bëhen, por rezultatet janë të dështuara dhe të papranueshme.
• Mosrespektimi i standardeve urbane dhe inxhinierike – trotuaret nuk janë të përdorshme në mënyrë të sigurt, sidomos për fëmijë, të moshuar dhe për persona me aftësi të kufizuara.
• Mungesa e transparencës – qytetarët nuk informohen për projektin, koston dhe përgjegjësit.

Në dokumente zyrtare dhe plane komunale, trotuaret konsiderohen si pjesë e rëndësishme e mirëmbajtjes urbane dhe përfshihen në programe të rregullta pastrimi dhe mirëmbajtjeje.
Por realiteti në terren tregon një kontrast të thellë midis asaj që planifikohet dhe asaj që realizohet.

Në vend që të kemi trotuare funksionale dhe estetike, kemi sipërfaqe të çrregullta, pa harmoni dhe shpesh edhe të rrezikshme për qytetarët.

Këto ndërhyrje të dështuara nuk janë vetëm një problem teknik – ato kanë pasoja të drejtpërdrejta: she paraqesin:

• Rrezik për sigurinë publike
• Ulje të cilësisë së jetës urbane
• Diskreditim të institucioneve lokale dhe
• Humbje e besimit të qytetarëve ndaj pushtetit lokal.

Një qytet nuk matet vetëm me ndërtesat apo projektet e mëdha, por edhe me detajet – kurse trotuaret janë ndër detajet më themelore të civilizimit urban.

Sidomos rruga “15 Nëntori” sot është një pasqyrë e një realiteti më të gjerë: një kulturë ndërtimi pa përgjegjësi dhe pa standard.

Prandaj, kërkohet urgjentisht:

• Auditim i punimeve të kryera
• Përgjegjësi konkrete për kompanitë dhe mbikëqyrësit
• Rivendosje e standardeve profesionale
• Transparencë ndaj publikut.

Sepse, nëse trotuaret – elementi më bazik i infrastrukturës urbane – realizohen në mënyrë kaq të dobët, atëherë pyetja që shtrohet është: çfarë mund të presim nga projektet më të mëdha?

Preshevë, 28 maj 2026