Deputeti shqiptar nga Serbia bën homazhe në Prekaz për Epopenë e UÇK-së
Në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ka bërë homazhe edhe një deputet popullor shqiptar nga Serbia.
Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit shqiptar të Kosovës nga shtypja dhe padrejtësitë, duke vendosur themelet e para të shtetit të Kosovës.
Pas këtij kapitulli heroik, erdhi liria e shumëpritur, për të cilën sakrifikuan breza të tërë ndër vite.
Prekazi mbetet përjetësisht simbol i qëndresës dhe i sakrificës, ndërsa familja Jashari është dëshmi e gjallë e çmimit të lartë të lirisë.
Lavdi familjes Jashari!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!
Përcjell A1 Info.