Deputeti shqiptar në Serbi: “E vërteta e krimeve në Kosovë doli në sipërfaqe – uji i Danubit i shpërfaqi”

Publikuar 1 vit më parë

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë ka reaguar me një deklaratë të fuqishme në përvjetorin e 26-të të zbulimit të trupave të pajetë të shqiptarëve të Kosovës në ujërat e lumit Danub, një prej ngjarjeve më të errëta të luftës së viteve ’90.

Ai theksoi se krimet e kryera në Kosovë, në kuadër të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, nuk mundën të fshihen përjetësisht. “Të vërtetën e shpërfaqi uji i Danubit,” tha ai, duke iu referuar zbulimit të trupave të shqiptarëve të masakruar, të transportuar dhe fshehur në Serbi për të humbur gjurmët e krimeve.

“E vërteta është një. Ajo del mbi sipërfaqe, mbi ujë, nga therra – për të heshtur çdo zë mohimi,” u shpreh deputeti. Ai rikujtoi se edhe kur menduan se viktimat ishin heshtur përgjithmonë, ata “folën” përmes trupave të tyre të masakruar, të fshehur në frigoriferë e të hedhur në lum apo të varrosur në varreza masive si në Batajnicë.

Ai dënoi me forcë politikat e mohimit, glorifikimit të kriminelëve dhe përpjekjeve për revizionimin e historisë që po ndodhin sot në Serbi. “Në vend që të ketë ballafaqim me të kaluarën, kriminelët po lavdërohen, muralet e tyre ruhen nga policia,” shtoi ai.

Në fund, ai përkujtoi me nderim viktimat që, siç tha ai, “me gjakun dhe jetën e vet paguan çmimin e lirisë dhe pavarësisë që sot gëzon Kosova,” duke bërë thirrje për drejtësi, dënim të kriminelëve të luftës dhe angazhim për paqe të qëndrueshme.

Këtu mund ta lexoni postimin e plotë.

https://www.facebook.com/share/p/1Xp7Wd6XUr/?mibextid=wwXIfr