Deputeti shqiptar i Serbisë, Shaip Kamberi: Edhe një hap drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

Publikuar 1 vit më parë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka marrë një përgjigje zyrtare nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, lidhur me trajtimin e pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Luginë.

Në përgjigjen e tij ndaj letrës së Kamberit, të dërguar më 25 shkurt 2025, Presidenti Costa shprehet se Bashkimi Evropian po ndjek me vëmendje trajtimin e pakicave në Serbi dhe se çështja e të drejtave të pakicave do të ketë rol kyç në kuadër të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Sipas Presidentit të Këshillit të Evropës, nga Serbia pritet të harmonizojë legjislacionin e saj për të drejtat e pakicave me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo përfshin edhe respektimin e lirive themelore të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Kamberi ka theksuar se Këshilli i Evropës është i informuar në detaje mbi çështjen e pasivizimit të adresave, një praktikë që ka prekur mijëra shqiptarë në Luginë dhe që është përmendur në mënyrë të përsëritur edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Deputeti shqiptar ka shtuar se angazhimi i tij për avancimin e pozitës së pakicave nuk do të ndalet dhe se Bashkimi Evropian dhe integrimi i rajonit mbeten aspiratat e vetme politike të shqiptarëve të Luginës.

Sipas Kamberit, reagimi i Presidentit Costa është një tjetër sinjal i rëndësishëm se çështja e diskriminimit administrativ ndaj shqiptarëve është tashmë pjesë e axhendës evropiane dhe do të trajtohet me seriozitet në procesin e integrimit të Serbisë.