DEPUTETI SHQIPTAR I SERBISË; HOMAZHE PËR ATIN, PËRÇMIM PËR BIRIN E TIJ
Dy më parë, vetë Shaip Kamberi si kryetar i PVD-së, ishte organizatori kryesor i një blloku politik që u angazhua fuqimisht për të ndaluar që djali i Ridvan Qazimit të bëhej Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në këtë front politik, përveç PVD-së, u radhitën edhe LPD, PD dhe PDSh, duke ndërtuar një koalicion të gjerë kundër pasardhësit të Komandant Leshit.
Rezultati i kësaj aleance u kurorëzua me ndërhyrjen e Beogradit zyrtar, që përmes një procesi të drejtuar nga lart emëroi përkohësisht Ragmi Mustafin – këshilltar i Besnik Bislit – si Kryetar të Këshillit. Më pas, me votat e katër partive të përmendura dhe nën hijen e ndikimit serb, u zgjodh Nevzad Lutfiu si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Në këtë kontekst, çfarë kuptimi kanë homazhet për Ridvan Qazimin, nëse bijtë e tij – jo vetëm biologjikë, por edhe politikë – përjashtohen dhe zhvlerësohen nga strukturat që pretendojnë se përfaqësojnë idealet e tij?
HIPOKRIZIA POLITIKE SI STRATEGJI
Akti i Kamberit dhe partive aleate të tij, për të nderuar publikisht Komandantin, ndërkohë që godasin dhe izolojnë pasardhësin e tij, është më shumë një akt marketingu politik sesa përulësi e sinqertë ndaj një figure të lavdishme.
Në një realitet politik ku uniteti dhe besnikëria ndaj figurave simbol janë thelbësore për mbijetesën kombëtare, ky qasje tregon një hipokrizi të thellë: përdorim të figurës së Komandant Lleshit për përfitime politike, ndërkohë që ideali i tij për unitet dhe barazi po shkelet nga të njëjtët që vendosin lule mbi varrin e tij.
Respekti për dëshmorët nuk matet me fjalë dhe ceremoni, por me vepra dhe qëndrime ndaj trashëgimisë së tyre, ndaj njerëzve që mbajnë mbi supe emrin, përkushtimin dhe kujtimin e tyre. Ndaj, homazhet e sotme të Shaip Kamberit dhe PVD-së janë të mbuluara me një hije të rëndë hipokrizie politike, që shqiptarët e Luginës e shohin qartë dhe e dënojnë me heshtjen e tyre mosbesuese.
Burimi: A1 Info – Analizë politike