Deputeti Haxhi Abdyli jep dorëheqje nga Partia Guxo: Reagon ndaj sulmeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj Vjosa Osmani

Publikuar 6 muaj më parë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Abdyli, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha pozitat në Partia Guxo, duke thënë se vendimi vjen si shenjë proteste ndaj fushatës së ashpër të sulmeve dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas tij, po zhvillohet ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një reagim publik, Abdyli dënoi sulmet e rënda dhe thirrjet për dhunë ndaj Osmanit, përfshirë edhe sulme ndaj familjes dhe fëmijëve të saj. Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e manipulimeve me inteligjencë artificiale për të dehumanizuar presidenten dhe për të nxitur urrejtje në publik.

Abdyli theksoi se gjithmonë ka promovuar paqen, dialogun dhe respektin edhe me kundërshtarët politikë, duke shtuar se nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë një situate të tillë.

Ai bëri të ditur se qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit politike e kishte shprehur edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, në prani të kryeministrit Albin Kurti, si dhe në kryesinë e Partisë Guxo, ku kishte shprehur mospajtim me orientimin që po merrte shumica e grupit politik.

Sipas tij, mospajtimi politik u pasua me linçime publike, fyerje, shpifje dhe kërcënime nga kolegë deputetë, politikanë dhe persona të tjerë publikë.

“Rrugët politike mund të na ndahen, por njerëzillëkun brenda nesh nuk duhet ta vrasim,” ka theksuar Abdyli, duke shtuar se liria dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës duhet të jenë mbi gjithçka.