Delegacioni nga Presheva merr pjesë në festën e Ditës së Verës në Elbasan
Një delegacion nga Presheva, i përbërë nga nënkryetari i komunës, Ragmi Mustafa, dhëndri i tij Ardian Aliu, kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, dhe zëvendëskryetari i Kuvendit, Armend Aliu, ka marrë pjesë sot në festimet e Ditës së Verës në Elbasan, më 14 mars.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ragmi Mustafa shprehu kënaqësinë për të qenë në mesin e shqiptarëve të Elbasanit dhe trojeve tjera shqiptare, duke falënderuar kryetarin e bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, për ftesën dhe mikpritjen.
“Kënaqësi të jesh për festë në mesin e shqiptarëve të Elbasanit dhe trojeve tjera të kombit shqiptar. Faleminderimet u takojnë kryetarit të bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja për ftesën dhe miqësinë që ka me Preshevë. Gëzuar Ditën e Verës 14 mars për gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe të tjerë kudo ku janë. #RroftëKombiShqiptar” — shkroi Mustafa.
Dita e Verës, festë tradicionale shqiptare që simbolizon ardhjen e pranverës, çdo vit mbledh bashkë shqiptarë nga të gjitha trevat, duke forcuar lidhjet kulturore dhe kombëtare.
A1 Info — Në shërbim të qytetarëve.