Dekorata për të tjerët, harresë për autorët e Preshevës, Mexhid Mehmeti, Qerim Arifi Bilall Maliqi, … të injoruar në Panairin e Librit

Publikuar 2 javë më parë

Nga: Hejza

Injorimi i krijuesve të Preshevës në një panair që duhej t’i nderonte. Emra si Bilall Maliqi, Mexhid Mehmeti, Qerim Arifi dhe shumë autorë të tjerë të kësaj treve mbetën jashtë vëmendjes në një manifestim që pretendonte të ishte festë e librit. Në vend të vlerësimit të elitës kulturore vendase, në qendër u vendosën ceremonitë dhe dekoratat.

PANAIRI I LIBRIT APO I DEKORATAVE!

Për të dytin vit me radhë, në Preshevë u organizua Panairi i Librit, një manifestim i subvencionuar nga Qeveria Shqiptare. Në pamje të parë, një lajm që duhej të gëzonte këdo: libri po hynte më në fund në qendër të jetës kulturore të Luginës. Por, sa më shumë afrohej fundi i këtij manifestimi, aq më shumë libri filloi të largohej nga skena, derisa në mbrëmjen përmbyllëse u zhduk krejtësisht. Në vend të tij mbeti vetëm ceremonia. Atë natë nuk u festua libri. U festuan dekoratat. Dhe, pikërisht aty, u zbulua filozofia e vërtetë e këtij panairi.

Që në fillim është krijuar përshtypja se organizatorëve vendas u është besuar shumë pak organizimi, ndërsa shumë më tepër u janë besuar “këshilltarëve”, “ekspertëve”, “koordinatorëve” dhe “kujdestarëve” të ardhur nga Tirana. Sikur Presheva të mos kishte njerëz të zotë për të organizuar një panair libri, por të kishte nevojë për administratorë kulturorë të importuar.

Nëse kjo logjikë vazhdon, atëherë ndoshta vitin tjetër do të importohen edhe lexuesit. Për siguri.

Sepse mesazhi që u përcoll ishte i qartë: preshevarët mund ta japin sallën, mund ta presin mysafirin, mund ta mbushin panairin me njerëz, por hierarkinë kulturore do ta përcaktojnë të tjerët. Sa provinciale është kjo mënyrë e të menduarit! Sepse provinca nuk është largësia nga Tirana. Provincë është bindja se pa Tiranën nuk di të organizosh kulturë.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve ishte momenti kur maska ra plotësisht. Dukej sikur i gjithë manifestimi ishte organizuar vetëm për të shpërndarë dekorata ndaj disa personaliteteve që paskëshin mbetur pa marrë edhe një mirënjohje nga kjo “nahi”. Libri u shndërrua në dekor, ndërsa ceremonia në qëllim.

Po Presheva? Çfarë vendi pati Presheva në këtë festë të saj? Kjo trevë i ka dhënë kulturës shqiptare katër akademikë të përmasave ndërkombëtare. Mes tyre, dy gjuhëtarë që janë institucione më vete: Idriz Ajeti dhe akademiku Rexhep Ismajli. Ky i fundit vazhdon edhe sot të jetë një nga autoritetet më të mëdha të albanologjisë. Breza të tërë studiuesish janë formuar mbi veprën e tij. Bibliografia e tij është bërë pjesë e historisë së gjuhësisë shqiptare.

Por, mesa duket, një jetë e tërë kushtuar dijes nuk mjafton për të merituar një Çmim Karriere në Preshevë. Ndoshta, për ta fituar atë, duhej vetëm një kriter tjetër: të mos ishe preshevar dhe të ketë marrë pjese në kongresin partiak të Sllobodan Millosheviqit ne Beograd!

Po aq paradoksale është edhe heshtja ndaj shkrimtarëve që e kanë mbajtur gjallë identitetin letrar të kësaj treve: Ramadan Rexhepi, Qerim Arifi, Mexhit Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Fehime Selimi, Bilall Maliqi etj. Emra që nuk kanë nevojë për prezantim, sepse prej dekadash janë pjesë e hartës së letërsisë shqiptare. A nuk meritonin, sidomos Ramadan Rexhepi, Mexhit Mehmeti e Jonuz Fetahaj, qoftë edhe një çmim të veçantë?

Apo çmimet rezervohen vetëm për ata që vijnë nga jashtë, ndërsa ata që e kanë ndërtuar jetën kulturore të Preshevës duhet të mjaftohen me privilegjin se janë… vendas?

Edhe më domethënëse bëhet kjo logjikë kur kujton se Presheva është qyteti i Vehbi Bajramit, një prej publicistëve më të rëndësishëm shqiptarë të diasporës, autor i veprës monumentale “Shqiptarët e Amerikës”, një libër me parathënie të Ismail Kadaresë, i cili ka hyrë tashmë në fondin e publicistikës shqiptare. Mos vallë edhe ky nuk e nderon Preshevën? Nëse jo ai, atëherë kush?

Paradoksi bëhet edhe më therës kur kujtojmë se disa nga figurat që u lanë në harresë kanë qenë për dekada objekt përndjekjeje nga pushteti jugosllav dhe nga regjimi i Millosheviqit për shkak të qëndrimeve të tyre kombëtare e shkencore. Ndërsa sot ndodh që në Preshevë të shpërblehen njerëz, biografitë politike të të cilëve kanë kaluar edhe nëpër sallat e kongreseve partiake të regjimit millosheviqian.

Historia, ndonjëherë, nuk përsëritet si tragjedi. Ajo rikthehet si komision vlerësimi.

Një panair libri nuk organizohet për të kënaqur egot e askujt. Nuk organizohet për të ndërtuar hierarki klienteliste, as për të prodhuar fotografi ceremoniale. Ai duhet të jetë festa më e madhe e kujtesës kulturore të një vendi.

Nëse Presheva nuk arrin t’i nderojë bijtë e saj më të shquar, atëherë çfarë feste është kjo? Një panair që nuk e njeh elitën e vet, në të vërtetë nuk promovon librin. Ai promovon harresën. Dhe harresa, kur organizohet institucionalisht, nuk është më rastësi. Është politikë kulturore.

Nëse Qeveria Shqiptare dëshiron të ndihmojë Preshevën, atëherë ndihma më e madhe nuk është t’i dërgojë tutorë kulturorë, komisione të gatshme apo hierarki të importuara. Ndihma e vërtetë është t’ia besojë Preshevës vetveten, t’ia respektojë elitat e saj dhe ta ndihmojë të ndërtojë institucionet e veta kulturore. Sepse një panair libri që i nënçmon autorët e vendit të vet nuk është shenjë kujdesi. Është forma më elegante e nënvlerësimit.

Burini Hejza