Deklarata e fortë e kryetarit të Bujanocit: Aludon te Shaip Kamberi për manipulime zgjedhore
Kryetari i Komunës së Bujanocit ka komentuar dhe ka vlerësuar punën e prokurorit në Prizren, duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook:
“Sikur Lugina ta kishte një prokuror si Petrit Kryeziu, shumë hajna të votave sot nuk do të shisnin moral politik, sepse do të ishin prapa grilave.”
Me këtë shkrim dyshohet se ai aludon te Shaip Kamberi dhe partia e tij, për veprimet që disa e konsiderojnë si demoralizuese, duke u akuzuar se çdo herë mbushin kutitë e votimit dhe shkelin mbi vullnetin e qytetarëve, duke u bërë pjesë e parlamentit të Serbisë në Beograd.
Për momentin, nuk është hetuar asnjë rast zyrtar për këto akuza asnjëherë në zgjedhjet parlamentare.