DËBOHEN DY SHTETAS SHQIPTARË NGA SERBIA

Publikuar 1 vit më parë

Dy shtetas shqiptarë janë dëbuar nga Serbia, të cilët kishin qenë në një seminarë në Beograd. Pas këtij veprimi nga ana e organeve ka reaguar kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e saj;

“DY STANDARDET E SERBISË: LËVIZJA E LIRË DHE GLORIFIKIMI I KRIMINELËVE TË LUFTËS
Sot, në Beograd, dy shtetas shqiptarë u ndaluan dhe u dëbuan nga Serbia vetëm pse morën pjesë në një seminar, duke dëshmuar edhe një herë se liria e lëvizjes mbetet një ëndërr e parealizuar për fqinjët e Serbisë. Ky veprim tregon fytyrën e vërtetë të një regjimi që në njërën anë pretendon të ndjekë rrugën drejt BE-së, ndërsa në anën tjetër përdor politika diskriminuese ndaj shqiptarëve.
Ndërkohë, në një tjetër episod tronditës, qyteti i Quprisë ka shpallur konkurs për një mural kushtuar Nebojsha Pavkoviqit, kriminelit të luftës të dënuar nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë. Si shumë qytete të tjera në Serbi, edhe ky rast tregon glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e dhimbjes së viktimave të viteve ’90.
Si mund të flasë Serbia për fqinjësi të mirë dhe integrim evropian, kur glorifikon ata që janë përgjegjës për tragjedi njerëzore? Si mund të shpresojmë në një të ardhme të përbashkët, kur çdo hap drejt normalizimit pengohet nga veprime të tilla provokuese?
Ballkani ka nevojë për pajtim dhe drejtësi, jo për kthim pas në hijet e së kaluarës.”
Ka shkrua mes të tjerash zonja Sinani.