Dasma shqiptare, orkestra shqiptare, festë për çiftin, reality show për krejt dynjanë

Publikuar 9 muaj më parë

Shkon në dasmë i gëzuar, për një natë të bukur me familje, “Zajeçarskoë” “shlivovic”, muzikë dhe pak bakllavë. Por sapo hyn, kupton që nuk je në dasmë je në një reality show, ku nuk e di kush është regjisori, por ti xhirohesh pothuajse nga gjithë mysafirët.

Kudo kamera. Telefonë që s’ulen as kur hahet kaçiki. Drita që sillen më shumë se çiftelia. E mbi të gjitha orkestra muzikore, që jo vetëm këndon, por xhiron, monton dhe poston, me qëllim që të kapin lekë më shumë, nën pretekstin “se ne po e kallim!”

Po, orkestra! Ata që dikur kishin hallin e mikrofonit dhe të kabllove, sot kanë hallin e algoritmit. Vallja e parë? Direkt LIVE në Facebook. Kënga e tretë? Në TikTok me efekt slow motion. Djali i axhës që kërcen pak më shumë se të tjerët? Futet në momentet ku mysafiri bën ndonjë “skandal”, si “Momenti më viral i dasmës” e çiftit!

E nuk ndalet me kaq. Futet edhe mysafiri. Ai që s’ka lidhje me çiftin. Ai që s’e di çfarë është privatësia, por i di të gjithë filtrat e Instagramit. Ai që nuk të përshëndet, por të xhiron. Nëse lëviz në vallëzim, përfundon në story, ku të shohin 500 apo 5000 ndjekës të huaj.
Paramendoni: dikush i ka dikujt borxh veç kur i paraqitet në story, e fluturon borxhliu me prit para dere për t’i nxjerrë lekët! Ta bje edhe borxhliun në dasëm!

Nëse ndalon për të pirë ujë je në sekuenca të një videoje “gëzim i madh në familjen XY”.

Një hallë me shami del me tabaka rastësisht nesër është në një video me titull: “Shikoni si shërbehet në dasmat shqiptare”. Dhe kjo mund të përfundojë edhe në televizionet me frekuenca nacionale e ndërkombëtare! Një fëmijë kalon me pampersa “Shikoni fëmijën që kërcen më mirë se nusja”.
E të nesërmen, kur ky fëmijë rritet e fillon të dijë më shumë, si pasojë e mosrespektimit të injorantëve dhe analfabetëve, i krijohen probleme psikike dhe depresion psikik.

Ti veç po e rregullon këmishën je “Mister Misterioz” në një sekuencë që s’ke pasë as idenë që ekziston.

Dhe kulmi: nëse thua “mos më filmo”, të shohin sikur je kundër përparimit teknologjik. Si me qenë ndonjë shpikës i mallkuar që po ua ndalon “famën”.
Në këtë kohë, me mbrojtë privatësinë është më e turpshme se me thy gotën e rakisë apo edhe me vjedh një telefon në dasëm!

Tani pyetja është kjo:
Pse shqiptarët e bënë dasmën festival mediatik?
Pse orkestra u kthye në media house dhe mysafiri në paparaci?
Pse “momenti yt i bukur” u bë tallava për dikë tjetër?

Nëse keni shkuar të festoni, gëzohuni! Por nëse keni shkuar të më bëni përmbajtje pa leje, të kapni në djersë te “Hidhe vallen djalë” dhe të shisni dinjitetin, nderin e dikujt për 800 views në TikTok – shkoni hapni një kanal YouTube. Mos ia bëni dashamirëve ahengun “emision javor”. Dhe ti prekni omocionalisht.

Orkestra, këndoni live. Mysafirë, festoni live. Por lëreni privatësinë jashtë këtyre “xhirimeve pirate me atmosferë”. Dasma është gëzim, jo reality show o shqiptar.

P.S. NDAL ORKESTRËN PËR INÇIZIM DHE CENIM TË PRIVATËSISË. NDAL MISAFIRËT NË CENIM TË PRIVATËSISË SË TË TJERËVE. DASMA NUK ËSHTË PUBLIKE ËSHTË PRIVATËSI DHE GËZIM I NJË ÇIFTI.
K.S