Daniel Serwer: Vuçiq duhet të dëshmojë se është i përkushtuar për marrëdhënie të mira me Kosovën
Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së një ministri nga Partia Socialiste e Serbisë lidhur me “pastrimin e Kosovës” në vitin 1998, duke vlerësuar se një qëndrim i tillë është i papranueshëm dhe i papajtueshëm me pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën.
Në një intervistë për televizionin N1 Srbija, Serwer u shpreh se reagimi i Vuçiqit ndaj deklaratave të tilla do të ishte një test i sinqeritetit të politikës së tij.
“Ju e dini, nëse Vuçiq do të kishte një qelizë të vetme në trup që nuk pajtohet me të, do ta hiqte menjëherë. Është një deklaratë aq e dënueshme sa është e vështirë të përshkruhet. As nuk mund ta imagjinoja një gjë të tillë. Ka ardhur koha që Vuçiq të tregojë se e ka fjalën kur flet për raporte të mira me Kosovën. Dhe nuk mund të kesh marrëdhënie të mira me Kosovën nëse ke dikë si ajo në një pozitë të përgjegjshme”, tha Serwer.
Komentet e profesorit amerikan i referohen deklaratës së ministres nga Partia Socialiste e Serbisë, e cila kishte folur për “pastrimin e Kosovës” në vitin 1998, periudhë kur kjo parti ishte pjesë e regjimit të Slobodan Miloševićit.