Daniel Serwer: SHBA mund t’ia lërë Brukselit drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar 1 vit më parë

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se administrata aktuale e SHBA-së ka gjasa t’ia lërë Bashkimit Evropian drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht divergjencave në çështje të tjera mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Sipas Serwer, administrata e re ka mbështetur fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, por nuk ka dhënë sinjale të qarta mbi politikën e saj ndaj Kosovës. “Përveç Bosnjës, nuk kam parë ndonjë indikacion për Kosovën,” ka theksuar ai.

Ndërsa në mandatin e parë të Trumpit, SHBA kishte ndërmjetësuar një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, tani duket se Washingtoni do të qëndrojë më në hije, duke ia lënë rolin kryesor BE-së. “Edhe pse SHBA dhe BE janë në trajektore të ndryshme, nuk ka ende shenja se kjo do të ndikojë në dialogun,” ka shtuar Serwer.

Në këtë kontekst, SHBA pritet të emërojë diplomaten me përvojë Colleen Hyland si zëvendësndihmës sekretare për Ballkanin Perëndimor, duke zëvendësuar Alexander Kasanofin. Serwer beson se ky emërim nuk sinjalizon as ndryshim, as vazhdimësi të politikës amerikane, por Hyland do të zbatojë politikën që do të vendosë administrata.

Gjatë presidencës së tij të parë, Trump pati fokus kryesor marrëveshjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, duke shmangur aspektet politike të konfliktit. Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 u promovua si sukses diplomatik, por mbeti kryesisht në rrafshin ekonomik.

Ndërkohë, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja vazhdon të shihet si rruga për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 krijoi kornizën për këtë normalizim, por mungesa e zbatimit ka ngritur shqetësime mbi seriozitetin e procesit.

Kosova vazhdon të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për anëtarësimin në organizata si Këshilli i Evropës dhe Partneriteti për Paqe në NATO. Megjithatë, SHBA ka bërë të qartë se një marrëveshje me Serbinë është e nevojshme për avancimin e këtyre synimeve dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.