“DALJE NGA ËNDRRA” LIBËR ME POEMA NGA SHKRIMTARI BILALL MALIQI

Publikuar 1 muaj më parë

Doli nga shtypi libri i radhës me poema me titull “Dalje nga ëndrra” i shkrimtarit mjaft produktiv Bilall Maliqi, botues “Lena” Prishtinë, 2026, faqe 108.

Libri në fjalë përbëhet prej shtatë poemave me nga dhjetë vazhdime, e ndarë në dy cikle, në të cilat jepen dy tabllo interesante, njëri cikël ka poema që rrahin përditshmërit tona në rrafshin jetësor në të gjitha aspektet, padrejtësitë që na mvishen nga të padrejtët, duke dhënë mesazh të qartë për vetëdisim dhe përmirësim të atyre shkelësve dhe keqbërësve të fateve tona dhe cikli tjetër është me motiv të dashurisë.

Redaktorja e librit, prof. dr. Zejnepe Alili Rexhepi, në një fragment të recensionit të saj,  ndër të tjera thotë:

“Struktura emocionale në këto poema është: ëndërr, kujtim, mall, dhimbje, shpresë, një takim i ëndërruar…, që të lë të kuptosh se ndonjëherë, ajo që humbet në jetë, mbetet përgjithmonë e gjallë në shpirt. Qetësia interpretuese e autorit, me të cilën radhiten vargjet – si gjetje kulmore, shënon një mbyllje të matur, të mirëmenduar, por pa e mbyllur krejtësisht portën e ëndrrës. Referuar thënies së Aristotelit “Shpresa është një ëndërr me sy hapur”, na shpie në logjikën se ajo që ka kaluar, nuk është më e prekshme, por vazhdon të jetojë brenda nesh, siç thuhet, nuk ka vend për humbëtirë gjumi, as për shpresën e fjetur.

Poeti Bilall Maliqi dhe përkushtimi i tij në krijimin e vargjeve të kësaj vepre poemash dëshmon se dashuria, kujtimi dhe shpresa mbijetojnë edhe përtej kohës, humbjes e mallëngjimit dhe se çdo mallkim, hakmarrje apo urrejtje mposhtet vetëm me dashuri. Edhe kur gjithçka shuhet, dashuria është ajo që mbetet si gjurma më e thellë e shpirtit.

Ky libër paraqet një udhëpërshkrim ndjenjash, fatesh dhe të vërtetash që përjetohen thellë, e mbi to thuren vargje përtejkohe!”

a1info