Çfarë mund të pritet pas takimit të ambasadorit të Shqipërisë me Aleksandar Martinoviq?
Nga Redaksia
Takimi i fundit ndërmjet ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Qemal Canaj, dhe kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, ka nxitur debat dhe dyshime për një konfigurim të ri politik në komunat shqiptare të Luginës. Nën pretekstin e një bashkëqeverisjeje multietnike, po konturohet një projekt që për shumë qytetarë duket më tepër si një strategji për ruajtjen e pushtetit lokal, sesa si përpjekje për adresimin real të problemeve të shqiptarëve në jug të Serbisë.
PVD dhe PDSh – A është fleksibilitet politik apo mungesë parimesh?
Që nga themelimi i saj, Partia për Veprim Demokratik (PVD) është perceptuar nga një pjesë e opinionit publik si një subjekt që i është përshtatur çdo rrethane politike, shpesh në funksion të qëllimeve afatshkurtra. Kjo vërejtje aktualizohet sërish, pasi PVD dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) po konsiderojnë një marrëveshje për koalicion lokal me SNS-in e Vuçiqit.
Pas takimit të Ardita Sinanit me Aleksandar Martinoviqin, ky i fundit e përshkroi Bujanocin si një shembull pozitiv të qeverisjes multietnike dhe propozoi të njëjtin model për Preshevën. Megjithatë, në vend të adresimit të çështjeve konkrete si njohja e diplomave apo diskriminimi në punësim, fokusi i tij ishte te ndërtimi formal i një koalicioni me përbërje multietnike – një narrativë që shpesh është përdorur për të anashkaluar kërkesat reale të shqiptarëve.
Sot, edhe për probleme bazike si mungesa e adresave të banorëve, mungon reagimi institucional, si nga drejtuesit komunalë ashtu edhe nga përfaqësuesit e partive që janë pjesë e këtij zhvillimi.
Shpërblimi politik: drejtimi i shkollës më të madhe shqipe në Serbi
Sipas analizave politike dhe burimeve lokale, në këmbim të përfshirjes së SNS-it në koalicionin lokal, Beogradi po jep sinjale se do të mbështesë emërimin e një ushtruesi detyre të afërt me partitë shqiptare në krye të shkollës më të madhe shqipe në Serbi. Kjo lëvizje shihet si një përpjekje për të kontrolluar një institucion me ndikim të rëndësishëm edukativ dhe simbolik në Luginë.
Për shumë qytetarë, kjo rikujton praktikat e mëparshme ku zgjidhjet politike kanë ndodhur mbi kurriz të interesit publik dhe sistemit arsimor. Kujtojmë periudhën kur, në emër të pushtetit, u bënë marrëveshje që dobësuan pozitën e shqiptarëve në administratën lokale dhe doganë. Tani, një ndjesi deja vu-je është rikthyer me tendencën që shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” të bëhet pjesë e këtyre marrëveshjeve politike.
Nga flamuri në Kuvend, te kompromiset e heshtura
PVD dhe PDSh kanë qenë nga kritiket më të zëshme të regjimit të Vuçiqit. Shaip Kamberi, për shembull, ka fituar mbështetje të gjerë për qëndrimet e tij të guximshme, përfshirë ngritjen simbolike të flamurit kombëtar në Kuvendin e Serbisë – një akt që u interpretua si përfaqësim i dinjitetshëm i shqiptarëve.
Por sot, pas kësaj retorike të fortë, partitë shqiptare ndodhen në një situatë të vështirë për t’ia shpjeguar opinionit publik një bashkëpunim me të njëjtin subjekt që deri dje e kanë kundërshtuar me forcë. Një strategji e mundshme për të justifikuar këtë kthesë është mbështetja te ambasadori shqiptar, duke e paraqitur koalicionin multietnik si kërkesë e Tiranës zyrtare.
Kështu, nga një qëndrim parimor, kalojmë te një lloj arsyetimi diplomatik: “nuk mund t’i kthejmë fjalën Shqipërisë”, edhe nëse bashkëpunimi me SNS-in nuk përputhet me bindjet e mëparshme.
Krizë e brendshme dhe pasiguri në shumicë
Pas gjithë këtij debati fshihet edhe një realitet tjetër: brenda vetë subjekteve politike shqiptare ekziston një pakënaqësi në rritje. Sipas burimeve, gjashtë këshilltarë të këtyre partive janë të luhatshëm, gjë që vë në rrezik stabilitetin e shumicës aktuale në kuvendin lokal.
Përfshirja e SNS-it shihet si një mënyrë për të mbuluar këto tensione të brendshme dhe për të siguruar një shumicë më të qëndrueshme, madje edhe në kurriz të integritetit politik.
Përfundim: Multietniciteti si fasadë për marrëveshje të vjetra
Ajo që po ndodh në Preshevë dhe Bujanoc nuk është një përpjekje e sinqertë për bashkëjetesë ndëretnike. Përkundrazi, duket si një rifreskim i praktikave të vjetra të pazareve politike të kamufluara me terma si “koalicion multietnik”. Në thelb, nuk ka zgjidhje për diplomat, as për papunësinë, as për diskriminimin – por vetëm ndarje postesh dhe ruajtje e pushtetit me çdo kusht.
Qytetarët e Luginës nuk mund të mashtrohen gjatë me simbole si flamujt në Kuvend, kur në prapaskenë bëhen marrëveshje që i lënë ata pa përfaqësim real.
Për fund karakterin e këtyre zhvillimeve më së miri e përshkruan Meša Selimoviq, kur thotë:
Lipiska:
për mua janë njerëzit më të këqij në botë, më të dëmshmit, më të prishurit. Ata mbështesin çdo pushtet, madje janë vetë pushteti. Ata përhapin frikë pa mëshirë, pa asnjë konsideratë, të ftohtë si akulli, të mprehtë si thika. Si qen besnikë ndaj çdo shteti, si kurva të pabesa ndaj çdo individi. Janë njerëzit më pak njerëz nga të gjithë njerëzit.
Sa kohë që ekzistojnë ata, nuk do të ketë lumturi në botë, sepse do të shkatërrojnë gjithçka që është vlerë e vërtetë njerë