Ceremonitë e Varrit për Viktimat e Zjarrit në Diskotekën “Pulse” në Koçan (video)
Katër ditë pas tragjedisë që mori jetën e 59 personave në zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan, familjarët dhe qytetarët e shumtë kanë marrë pjesë në ceremonitë e lamtumirës së fundit. 30 nga viktimat u varrosën në varrezat e qytetit të Koçanit, ku mijëra qytetarë, me lotë në sy, i nderuan ata duke vendosur lule dhe ndezur qirinj. Ceremonia u zhvillua me protokolle të rrepta për të ruajtur dinjitetin e viktimave dhe familjarëve, ndërsa u siguruar nga forcat e rendit.
Në varreza ishin të pranishëm edhe ekipe të Kryqit të Kuq dhe mjekë që ofronin ndihmë për ata që përjetonin vështirësi emocionale. Po ashtu, në qytet mbizotëronte një atmosferë e trishtuar dhe heshtje, ndërkohë që qytetarët vendosën qirinj dhe lule pranë fotografive të viktimave të vendosura në sheshin e qytetit.
Pesë nga 29 viktimat e tjera të tragjedisë u varrosën në Shtip, ndërsa ceremonia mortore për viktimat e mbetur u mbajtën në Obeleshevë dhe Shkup. Në këto qytete gjithashtu u ndezën qirinj dhe qytetarët nënshkruan librin për ngushëllime.
Kujtojmë se tragjedia ndodhi më 16 mars, kur një zjarr i tmerrshëm shpërtheu në diskotekën “Pulse”, duke lënë 59 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar. Aktualisht, 26 persona janë nën hetim për shkak të shkeljeve ligjore në lidhje me funksionimin e lokalit që u përfshi nga flakët.
Burimi: Shenja transmeton A1 Info.