Çanta dhe dhurata për nxënësit e klasës së parë
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Trupi Koordinues solli çanta falas për nxënësit e klasës së parë në shkollën tonë, duke i pajisur ata me një fillim sa më të mbarë në rrugëtimin e tyre arsimor. Përveç çantave, secili nxënës u gëzua edhe me një dhuratë modeste – keksa “Plazma”, si shenjë e kujdesit dhe përkrahjes ndaj më të vegjëlve tanë.
Po ashtu, edhe këtë vit shkollor do të vazhdojë tradita e shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit, gjë që do t’ua lehtësojë familjeve barrën financiare dhe do të ndihmojë në një arsimim sa më cilësor.