Bujqit me gishta në gojë, shoqatat me mijëra euro në realizimin e projekteve

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 8 tetor 2025 — Ndërsa bujqit e Luginës së Preshevës vazhdojnë të presin për ndihmat e premtuara nga Qeveria e Kosovës, disa organizata joqeveritare po përfitojnë mijëra euro për realizimin e projekteve të tyre sociale.

Sot, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar për vizitën që zhvilloi në tri shoqata që po realizojnë projekte për socializimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj tri shoqata që po vazhdojnë realizimin e projekteve rreth socializimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Gjatë takimeve u njoftova nga afër me të arriturat e projekteve të tyre, të mbështetura nga Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ishte frymëzuese të shoh përkushtimin, dashurinë dhe kujdesin që këto organizata tregojnë çdo ditë për fëmijët tanë,” ka shkruar Rexhepi.

Shoqatat që po realizojnë këto projekte janë:

📍 Shoqata e Prindërve të Fëmijëve dhe të Rinjve me Aftësi të Kufizuara

📍 OJQ “Drejtoria për Inkluzion”

📍 Qendra “ERA Institute”

Rexhepi ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve për përfshirjen dhe mirëqenien e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Luginën e Preshevës.

Megjithatë, nga ana tjetër, shumë bujq të Luginës ndihen të harruar. Ata vazhdojnë të presin ndihmat e premtuara nga Qeveria e Kosovës, ndërsa për vite me radhë përballen me pengesa burokratike dhe arsyetimin se “ndihma nuk mund të jepet për shkak se i pengon Serbia”.

Ndërkohë, për organizatat joqeveritare – sipas burimeve lokale – nuk është vërejtur asnjë pengesë nga autoritetet serbe në implementimin e projekteve dhe shpërndarjen e fondeve.

Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e fermerëve, të cilët kërkojnë trajtim të barabartë dhe mbështetje konkrete për sektorin bujqësor, një prej shtyllave kryesore të ekonomisë lokale në Luginën e Preshevës.