Bujanoci u mbush me ngjyrat dhe aromat shqiptare: Manifestimi me gatime dhe veshje tradicionale solli atmosferë festive në qytet

Publikuar 11 muaj më parë

Bujanoc, sot – Qyteti u gjallërua me një manifestim kulturor që shfaqi trashëgiminë shqiptare përmes gatimeve tradicionale, veshjeve popullore, këngëve e valleve, duke e kthyer sheshin kryesor në një hapësirë të gjallë identitare. Nën moton e bashkimit dhe krenarisë kombëtare, manifestimi “NëntorLugina” mblodhi qindra qytetarë të moshave të ndryshme në një atmosferë festive dhe plot emocion.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin gatimet e përgatitura nga gratë e zonës, ndërsa aroma e tyre tradicionale mbushi sheshin. Fëmijët performuan valle dhe aktivitete artistike, të veshur me kostume kombëtare, ndërsa loja, vizatimet dhe motivet shqiptare i dhanë aktivitetit një ngjyrë të veçantë e të gjallë.

Enkel Rexhepi, një nga organizatorët, u shpreh se qëllimi i këtij manifestimi ishte “të sillte trashëgiminë kulturore, kulinare dhe identitare në zemër të Bujanocit, duke e bërë këtë ditë një përjetim të përbashkët krenarie”.

Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë, e cila kontribuoi në organizim. Vlerësim i posaçëm iu bë edhe Ambasadës së Shqipërisë në Beograd për përkrahjen e vazhdueshme.

Mirënjohje u shprehën edhe për ShKA “Zëri i Luginës”, grupin The Future, Shtëpinë e Kulturës, piktoren Leoneta Abdyli për punën me nxënësit, si dhe gazetaren Lumturije Ahmeti, e cila moderoi aktivitetin.

Manifestimi u përmbyll me falënderime për qytetarët e Bujanocit, të cilët “sot frymuan vetëm shqip” dhe e kthyen këtë ngjarje në një ditë të paharrueshme për komunitetin.