Bujanoci: Panairi i Turizmit – qendër e takimeve ndërkombëtare

Publikuar 6 muaj më parë

Organizata Turistike e Bujanocit (TOB), më 19 shkurt, po merr pjesë në edicionin e 47-të të Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Beograd, duke prezantuar potencialet më të rëndësishme turistike të kësaj treve. Sipas përfaqësuesve të TOB-it, aseti kryesor i ofertës turistike të Bujanocit mbetet Bujanovaçka Banja.

Nga TOB theksojnë se oferta turistike e Bujanocit ofron një ndërthurje unike të shëndetit, historisë dhe qetësisë shpirtërore. Banja e Bujanocit është e njohur ndërkombëtarisht për baltën shëruese dhe gazin natyror, duke e bërë atë një destinacion ideal për rehabilitim mjekësor dhe trajtime wellness.

Përveç banjës, vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë edhe pika të rëndësishme historike dhe kulturore, si Manastiri i Prohor Pçinjskit – një margaritar mesjetar i shekullit XI, i vendosur në luginën e bukur të lumit Pçinja – si dhe Kale-Kërshevica, një lokalitet arkeologjik i një qyteti antik që daton nga shekulli IV para erës sonë.

Sipas TOB-it, kjo trevë është ideale për udhëtarët që dëshirojnë të kombinojnë pushimin dhe trajtimet shëndetësore në ujërat shëruese me vizitat në monumente të rëndësishme historike.

Në këtë panair tradicional marrin pjesë agjenci turistike, shoqata dhe organizata, hotele, qendra turistike, kompani ajrore dhe tur-operatorë ndërkombëtarë. Panairi është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 22 shkurt, duke ofruar një mundësi të mirë për promovimin e potencialeve turistike të Bujanocit në skenën rajonale dhe ndërkombëtare.