Bujanoci krijon grup pune për asistencë qytetarëve, ndërsa Presheva nuk ka prezentuar ndonjë grup mbështetje për procesin e legalizimit

Publikuar 8 muaj më parë

Bujanoc, 8 dhjetor 2025 — Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se prej sot ka nisur procesi i dorëzimit të aplikimeve për regjistrimin e objekteve sipas ligjit të ri për paluajtshmëritë, ndërsa afati i aplikimit do të zgjasë 60 ditë.

Qytetarët mund të aplikojnë vetë përmes platformës digjitale svojnasvome.gov.rs, ose të marrin asistencë në sportelet e komunës dhe në degët e Postës së Serbisë. Për të lehtësuar këtë proces, Komuna e Bujanocit ka formuar një grup pune, i cili do të presë qytetarët dhe do t’u ofrojë ndihmë gjatë plotësimit të aplikimeve, informacione të detajuara, udhëzime dhe mbështetje teknike. Në foton e publikuar nga komuna shfaqet ekipi i dedikuar për këtë shërbim.

Udhëzimet e plota për të gjithë procedurën janë publikuar në faqen zyrtare të komunës, ndërsa autoritetet lokale i ftojnë qytetarët të informohen dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore.

Ndërkohë, ditën e djeshme, kryetarja e Preshevës u bëri thirrje qytetarëve për legalizimin e objekteve, por – ndryshe nga Bujanoci – nuk u raportua për vendosjen e një ekipi mbështetës apo ofrimin e asistencës së drejtpërdrejtë për qytetarët gjatë procedurës.