Bujanoci dhe Presheva nënshkruajnë marrëveshje historike me FSHF-në për zhvillimin e futbollit në Luginë

Publikuar 6 muaj më parë

Sot në Tiranë, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, formalizuan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), të udhëhequr nga presidenti Armand Duka.

Ky bashkëpunim historik synon të mbështesë zhvillimin e futbollit në Luginën e Preshevës, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe grupmoshat e reja. Programi i parë që do të zbatohet është “Uniforma ime”, përmes të cilit FSHF do të pajisë futbollistët lokalë me veshje dhe topa futbolli.

Q

Pajaziti theksoi se ky partneritet “nuk është kërcënim për askënd, por një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes njerëzve”. Ndërsa Sinani u shpreh se “ky është një hap i madh drejt realizimit të ëndrrës së të rinjve të Luginës për t’u bërë pjesë e futbollit shqiptar”.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Cana, i cili u vlerësua për rolin e tij në këtë proces.

Kjo marrëveshje shënon fillimin e një epoke të re për sportin në Luginë, duke krijuar mundësi reale për talentet e reja shqiptare.