Bujanoc: Theksohet bashkëpunimi për avancimin e arsimit

Publikuar 4 muaj më parë

Arbër Pajaziti ka pritur në një takim zyrtar Kryetarin e SBASHK-ut, Ymer Ymeri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në përfshirjen e mësimdhënësve nga Bujanoc në programe profesionale dhe zhvillimore që ofron SBASHK-u. Sipas tyre, shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten thelbësore për përmirësimin e cilësisë në arsim.

Pajaziti vlerësoi vizitën e Ymerit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen. Ai gjithashtu e falënderoi për dhuratën simbolike, si shenjë respekti dhe partneriteti.

Në përfundim, u theksua se Bujanoci mbetet i hapur për çdo iniciativë që kontribuon në avancimin e arsimit dhe fuqizimin e mësimdhënësve në komunë.